Edlira Kraja e Aviacionit Civil, i fal 90 milionë Rafaela Ricës për xhiro me anije shoqëruar me kuartet harqesh

Edlira Kraja e Aviacionit Civil, i fal…

Duhet thënë se çudirat nga bota janë të shumëllojshme e të veçanta, por si çudirat shqiptare zor se gjen “në këtë dynja”. Natyrisht një ndër fushat ku këto çudira i gjen me shumicë janë edhe tenderat publikë që organizohen në Shqipëri. Rasti që do t’ju paraqesim më poshtë është ilustrimi perfekt se si paratë e shqiptarëve bëhen “rrush e kumbulla”, madje edhe në plot kuptimin e fjalës. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e references REF-00778-07-12-2021 dhe ka si fond limit shifrën prej 7,778,033 lekë të reja pa TVSH, ose gati 93 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Objekti i tij është “Organizim eventi Mbledhja e 70të e Drejtorëve të Aviacionit Civil të ECAC”. Nëse i hedh një vështrim specifikimeve teknike të kësaj procedure prokurimi shikon se Autoriteti i Aviacionit Civil, një nga institucionet me pagat e larta në Shqipëri dhe me nepotizëm në organikë të ndërtuar sipas rrethit klanor me konkurset false të DAP, ka luksin të organizojë evente, darka gala apo xhiro me anije në Vlorë dhe ishuj, darkë mirëseardhjeje që shoqërohet me kuartet harqesh e plot të tjera.

Duket se ky shpenzim prej gati 90 milionë lekësh për darka e për xhiro me anije, në rastin më të mirë janë një humbje e pastër për shtetin shqiptar dhe shpërdorim i fondeve, përveçse është një tender i paracaktuar dhe fiktiv. Këtë e vërteton fakti se në garë ka marrë pjesë vetëm një garues, përkatësisht Iceberg Communication në pronësi të Rafaela Rica. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 7,387,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 90 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Dyshimet për fitues të paracaktuar i përforëcon akoma më tej fakti se vlera fituese është sa 94.97% e fondit limit të tenderit. Mirëpo duket se ky fakt nuk e tremb aspak drejtuesen e institucionit Edlira Kraja e cila ka organizuar këtë tender si një mbledhje qokash të panevojshme për faktin se organizohet në fund të muajit gusht dhe nuk shërben për asgjë. Autoriteti i Aviacionit Civil e ka përpiluar vetë menunë që dëshiron, ku spikasin ushqimet e përzgjedhura, ku nuk mungon shërbim transporti me anije nga Vlora ne ishullin e Sazanit, muzikë live, drekë në anije e shumë qejfe të tjera. Babëzia e “çetës” në Autoritetin e Aviacionit Civil nuk njeh skaje, ndërkohë që nuk dihet asgjë se çfarë bën apo pret SPAK që të veprojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit