Eduart Grishaj: Emrin e bebit e kemi zgjedhur tipik shqiptar

Eduart Grishaj: Emrin e bebit e kemi…

Ata janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani dhe partnerin e saj, Eduart Grishaj që së fundmi do të bekohen edhe me një fëmijë.

I ftuar në programin “Pushime on Top”, regjisori Grishaj ka eksploruar me biçikletë vende fantastike të Malësisë së Madhe dhe i ka treguar moderatorit, Flori Gjini shumë detaje nga jeta e tij personale.

Duke filluar që nga planet për dasmën, emocionet e para si baba, si dhe për emrin e bebit që do të jetë një emër tipik shqiptar.

Dasmën do ta bëni në Bogë?

Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.

Do ta sillje fëmijën në Bogë?

Siç më kanë sjellë mua në fshat dhe jam shumë i lidhur me fshatin dhe siç e përmenda Malësiq e Madhe është si Hollivudi.

Si është Edi në jetën familajare?

Jam më i mirë se në jetën profesionale.

Sa baba i mirë do të jesh?

Me pjesën e filmit mendoj që ja kam dalë, për pjesën e babait do ta shoh kur ta prek.

Ke filluar të lexosh libra për fëmijën?

Të vetmet libra që lexoj unë këtë periudhë ësht At Zef Pëllumbi (qesh). Nuk i lexoj librat si të bëhesh një baba i mirë. Mendoj që çdo gjë është instiktive. Ka njerëz që lexojnë shumë libra të tillë dhe pastaj kur vjen momenti i hedhin poshtë.

Mi përshkruaj pak ndjesitë, kur e more vesh që do të bëheshe baba?

Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha.

Ka qenë periudhë sfiduese kjo për ty?

Jo ka qenë periudhë shumë e mirë unë vazhdoj dhe ha gjëra të mira të gatuara nga Arbana.

Gatuan Eduarti?

Edi vetëm i shijon gatimet dhe maksimumi shkoj deri në market për ti marrë produktet. Kaq bëj unë.

Emri do të jetë tipik shqiptar?

Po do të jetë tipik shqiptar…(qesh)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit