Edukatorja në Elbasan dhunon fëmijën me autizëm

Edukatorja në Elbasan dhunon fëmijën me autizëm

Skandalet në në kopshte dhe çerdhet e Shqipërisë nuk kanë të ndalura. Në institucionet ku prindërit lënë fëmijët për t’u kujdesur për ta, ushtrohet dhunë sistematike nga ana e stafeve. Një ngjarje tjetër është regjistruar në Elbasan, ku një edukatire ka dhunuar një fëmijë 5-vjeçar.


Bëhet fjalë për kopshtin nr.1 në qytet, i cili është kopësht shtetëror. Edukatorja me inicialet O. B., 57 vjeçe, ka dhunuar gjatë një fëmijë me autizëm. Pas denoncimit të rastit ajo është lënë të hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Elbasanit.

Skandali thellohet edhe më tej kur masa e marrë për këtë edukatore, është vetëm 1 javë pezullim nga puna, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit