Edy Reja: Nuk bëjmë eksperímente ndaj Bjellorusisë

Edy Reja: Nuk bëjmë eksperímente ndaj Bjellorusisë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja do u besojë lojtarëve me përvojë në ndeshjen me Bjellorusinë për edicionin e ri të Nations League.

Trajneri i kuqezinjve ka dilema por lojtarin që do të zévendésojë Memushajn dhe zbùlon se lojtari i Napolit Hysaj do të luajë në rolin e mesfushorit të djathtë.

Formacioni titullar: “Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit. Nuk do ketë ekspériménte. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi hùmbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor të cilat do shërbenin më shumë për lojtarët e rinj dhe përshtatjen e tyre me ekipin”. 

Problemet: “Më shqétëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin, ka një harmoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj premtues të cilët kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngélet për t’u parë si do të réagojë skuadra në fushë. Më kënaq atmosfera dhe përkushtimi i djemve në stërvitje”.

Zëvendësimi i Memushajt: “Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa pròbleme fizike Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Nëse nuk do jetë dot Laçi, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol”.

Hysaj, mesfushor: “Hysaj vrapon shumë është në formë të mirë, mund të bëjë fashën e djathtë shumë mirë prandaj nuk mendoj ta vendos në mbrojtje. Te Napoli ka kaluar një formë të mirë, shënoi gol dhe prandaj nuk mendoj ta rreshtoj në treshen e mbrojtjes”.

Sadiku: “Mund të luajë Sadiku me Cikalleshin. Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn, që është gjithashtu në një formë të mirë në stërvitje ku shënoi 3 gola në miqésore. Nuk më shqétëson faza sulmuese, kam alternativa dhe lojtarë që gëzojnë formë të mirë”.

Bjellorusia: “Bjellorusia ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që lojtarët që do lozin të japin maksimumin dhe forma e mirë e ekipit të konkretizohet me rezultat pozitiv”.

Biseda me Dukën: “Me presidentin kemi komunikuar për situatën aktuale dhe të pazakontë nga COVID-19, druhem që mos ndodhë gjë gjatë 90 minuta prandaj kam marrë një hajmali. Gjithashtu do ishte më mirë të kishim 5 zëvendësimet si në kampionatet e tjera”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit