Italia i ndalon me ligj/ Cigaret elektronike të dëmshme për shëndetin, në Shqipëri pihen dhe nga adoleshentët

Italia i ndalon me ligj/ Cigaret elektronike…

Në Itali nuk do të lejohet tymosja e duhanit dhe cigareve elektronike, madje as jashtë. Njëzet vjet pas ligjit për ndalimin e duhanit në ambjentet e mbyllura, ministri italian i shëndetësisë Girolamo Sirchia pritet të miratojë masa më të rrepta për pirjen e duhanit.

Ai ka propozuar për të zgjatur ndalimin e pirjes së duhanit përfshijnë zonat e jashtme të bareve dhe parqeve.

Ky projektligj parashikon që të ndalohet pirja e cigareve madje dhe atyre elekronike në tavolinat e jashtme të lokaleve dhe restoranteve, në stacionet e jashtme të metrove, autobusave, trenave, trageteve dhe gjithashtu në parqe nëse ka të pranishëm fëmijë dhe gra shtatzëna.

Efektet e cigreve janë shqetësuese tek të rinjtë por edhe tek personat që i rrethojnë. Të qendruarit pranë një personi që konsumon cigare elektronike rrit rrezikun e bronkitit.

Shumë qeveri në botë po marrin masa për përdorimin e cigareve elektonike.

37 vende e kanë ndaluar shitjen e këtyre cigareve dhe 73 të tjera kanë vënë kufizime në marketingun e tyre, po Shqipëria cilat janë masat që ka marrë?

Ndryshe nga shumë shtete të botës, në Shqipëri cigaret ektronike promovohen dhe konsumohet kudo dhe nga kushdo, madje edhe fëmijët. Ato janë lirisht të aksesusshme edhe për ta.

Më 13 gusht 2019, Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu deklaroi se “hyn në fuqi ligji për mbroitjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Ndalohet shitja e çdo produkti duhani nën 18-vjeç”.

Por, në Shqipëri, cigare elektronike mund të blihen kudo, nëTabacho, kioska apo supermarkete, ndërsa i vetmi shqetësim i shitesve është nëse klientit, edhe pse minoren, do i pëlqejë shija.

Gjithashtu adolshentët po i blenë edhe online, pa kontrolle.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit