Efektet negative që shkakton modeli i flokëve/ Ja pse koka iu dhemb vazhdimisht

Efektet negative që shkakton modeli i flokëve/…

Dhimbja e kokës mund të kthehet në mjaft shqetësuese edhe pse në shumicën e rasteve nuk është kërcënuese për jetën.

Ajo mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme: stresi, presioni i lartë i gjakut, një dëmtim, apo edhe moti madje mund të ndikojë në të.

Mënyra si ju zgjidhni të kapni flokët gjithashtu mund të jetë një faktor kyç që ju jep dhimbje koke.

“Bright Side” zbulon se cilët modele flokësh mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Flokët e kapura bisht.

Në kokë gjenden nerva shumë të ndjeshëm. Një bisht i hollë mund të shkaktojë një ndjesi shtrëngimi tek nervat menjëherë dhe kjo mund të rezultojë në një dhimbje koke. Kjo gjendje është mjaft e zakonshme dhe njihet si sindromi i dhimbjes së kokës nga bishti.

Flokët të kapura bisht ju bëjnë me dhimbje koke - Vizion Plus

Shiritat e kokës.

Njerëzit që mbajnë shirita të ngushtë gjithashtu mund të kenë dhimbje koke. Kjo mund të ndodhë kur diçka në kokën tuaj ushtron presion të vazhdueshëm në pjesë e ballit. Kjo dhimbje dëmton më së shumti zonën ku objekti po ushtron presion në kokën tuaj.

a5c05d23-9006-405d-aef9-c0fb9b829fc6

Gërsheta të shtrënguara shumë.

Gërshetat e shtrënguar shumë gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje koke të jashtme nga presioni.

Kur flokët janë të tërhequr fort, shkaktohet dhimbja e kokës.

8182763e-ea1a-4cf0-a9e5-84a307938b47

Zgjatje flokësh (flokë ekstejshën)

Flokët ekstejshën mund t’ju japin një pamje të mrekullueshme, por gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje koke të fortë. Shtimi i peshës së tepërt tek flokët krijon tension në kokën tuaj dhe tërheqja mund të bëjë që nervat në lëkurën e kokës të bëhen të ndjeshme.

ac00aceb-65bb-4e15-900e-445c21035263

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit