Efekti domino i ndryshimeve klimatike, rrezikon Shqipërinë

Efekti domino i ndryshimeve klimatike, rrezikon Shqipërinë

Ndryshimet klimatike duket se janë “të pandalshme”, ndaj të gjithëve u duhet të gjejnë mënyrën të përshtaten. Efekti domino ka filluar të ndihet në sektorë si bujqësia, peshkimi, energjia, turizmi, vera.

Incidencat e sëmundjeve po rriten. Reshjet po shkojnë drejt sasive më të ulëta, intervaleve të shkurtra, por intensitetit të lartë. Të gjitha këto janë ndikimet që ndryshimet klimatike do të sjellin në Shqipëri, të cilat në afat të mesëm dhe afat të gjatë do të jenë më të dukshme.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se temperaturat mesatare vjetore në vitin e fundit shënuan rritje +1.8 Gradë Celsius, ndërkohë që sasia vjetore e reshjeve në formë dëbore dhe shiu, në dy dekadat e fundit, ka pësuar rënie prej rreth 20%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit