Efektivet e 'pikturuara' në telashe, kush ka tatuazh nuk do të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit

Efektivet e ‘pikturuara’ në telashe, kush ka…

Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë ndryshimet më të fundit në rregulloren për policinë, të cilat kanë shtuar edhe tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë.

Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.

Mirëpo, shumëkujt ky rregull i është dukur diskriminues. I ftuar në “Wake Up”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda theksoi se vendosja e kritereve është domosdoshmëri në çdo punë, por duhet shpjeguar arsyeja e vërtetë pse është vendosur një kriter i caktuar.

“Impakti i parë paraqet probleme në vetvete, sepse është një kriter i vendosu rishtazi, i cili krijon dyshime për të pasur një hetim në lidhje me situatën dhe për të parë realisht këtë. Mbi të gjitha për të parë se cila është arsyeja, sepse në këto situata duhet të shohim cila është arsyeja dhe përse shërben ky kriter.

Vendosja e kritereve në vetvete, në pamje të parë nuk ka asnjë problem, sepse për çdo vend pune duhet të ketë kritere. Ndërkohë, kur nuk ka një shpjegim të arsyeshëm për kriteret, duhet të themi nuk kuptohet”, tha ai./Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit