Efektivët pa numër identifikimi/ Anila Hoxha "i përvishet" Lleshajt: Po i inkurajon të bëhen autorë krimi

Efektivët pa numër identifikimi/ Anila Hoxha “i…

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me paraqitjen e efektivëve të policisë pa numër identifikimi mëngjesin e 17 majit, kur u përplasën me mbrojtësit e Teatrit gjatë shembjes së godinës.

Lleshaj tha se numri i identifikimit u hoq që protestuesit mos të kapeshin personalisht me ndonjë efejktiv, pasi thekson se ata ishin me urdhër atje, ndërsa gazetarja e sulmon për këtë.

“Ministri i Brendshëm, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtor i Rendit, Drejtor i Standarteve, drejtor i 12 drejtorive vendore në të gjithë vendin tregoi të vërtetën se përse gjatë protestës së 17 majit efektivëve ju hoq nga uniforma numri i identitetit. Ministri rrëfehet “kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të tyre, duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, të nderuar kushdoqofshi, punonjësit e policisë në datën 17 maj, kanë qenë aty jo individualisht , kanë qenë të strukturuar”.

Më tej, gazetarja deklaron se: “Vendimi i Këshillit të Ministrave na ndihmon edhe për këtë gjë të dashur kushdoqoftë;

Shenjat dalluese të Policisë së Shtetit janë:

Shenja e mbiemrit/numri i identifikimit

Shenja e kapelës

Shenjat që vendosen në objektet e uniformës, sipas shërbimeve të Policisë së Shtetit, të përcaktuara, si më poshtë vijon: a) Shenja e krahut e Policisë së Rendit; b) Shenja e krahut për Shqiponjat; c) Shenja e krahut e Policisë së Kufirit dhe Migracionit; ç) Shenja e krahut e Policisë Rrugore; d) Shenja e krahut e Forcave Speciale “RENEA”; dh) Shenja e krahut e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; e) Shenja për kursantë/studentë; ë) Shenja e jakës, përkrenare e Skënderbeut e stilizuar; f) Shiriti i kapelës dhe kopsat me ngjyrë “të artë

Pra efektivi i policisë shqip shqip duhet të gjendej atë ditë në shërbim me uniformën, kapelën, gradën dhe ç’është më e rëndësishme… shenjën e mbiemrit dhe numrin e identifikimit. Nuk e thotë Maliqi, por ligji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit