Efektivi i policisë përleshet me fqinjin. I shkrehet arma në mënyrë të pavullnetshme

Efektivi i policisë përleshet me fqinjin. I…

Efektivi i policisë Admir Okaj u qëllua me mjete të forta në kokë nga fqinji i tij pas një sherri banal, për motive të dobëta. Në momentin e sherrit ai ka qenë jashtë shërbimit.

Pas disa orësh kërkim autori i plagosjes Ormir Gucia është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Policia deklaron se dyshohet se gjatë sherrit, është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme arma e shërbimit të efektivit, por pa shkaktuar dëmtime.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit