Efektivi vrau shokun e tij për radhën në market, del nga qelia Orgest Drazhi

Efektivi vrau shokun e tij për radhën…

Pak ditë më parë në një market në Tiranë, pas një sherri se kush do paguante i pari, polici Arbër Sula vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka. Ndërkohë pas kësaj ngjarje, detaje të reja janë publike lidhur me policin Arbër Sula. Ky i fundit, agjent i krimeve në Dibër njihej si një efektiv i qetë ndërsa të martën pritej të kryente testin e drogës. Ky proces ka nisur prej disa javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani me dhjetarë policë janë larguar nga detyra. Arbër Sula, me banim në zonën e Saukut në Tiranë, qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.Pas ngjarjes u arrestua Orgest Drazhin. Ky i fundit është shoku i Jurgen Dukës, viktimës që u vra për radhën në një market në Tiranë. Drazhi, shoku i viktimës ka qenë prezent në konfliktin ku humbi jetën Jurgen Duka dhe nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë mësohet se sot, Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu mikun e Jurgen Dukës, që mbeti i vrarë në market, disa ditë më parë në kryeqytet. Ka qenë prokurori që ka kërkuar lirimin e Orgest Drazhit nga qelia, duke vendosur ndaj tij vetëm masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Gjykata arsyeton se nuk mund të marrë një masë më shtrënguese sesa ajo e kërkuar nga prokuroria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit