Efektivi vrau të riun për radhën në market, të afërmit e të ndjerit Jurgen kërkojnë drejtësi!

Efektivi vrau të riun për radhën në…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në një market në Tiranë, ku pas një sherri se kush do paguante i pari, polici Arbër Sula vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka. Ndërkohë pas kësaj ngjarje u mësua se agjenti i krimeve në Dibër, Arbër Sula, kishte ardhur në Tiranë, pasi do të kryente testin e drogës. Arbër Sula qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë pas gjithë kësaj tragjedie, ka ardhur reagimi i të afërmve të Jurgenit. Përmes një mesazhi për JOQ Albania, familjarë të Jurgen Dukës, kërkojnë që ngjarjes ti jepet rëndësia e duhur, teksa shprehen se vrasja e Jurgenit është akoma dhe më e rëndë se ajo e Klodianit, të riut që u vra nga efektivi i Shqiponjave pasi shkeli orën policore.

Kujtojmë se pas ngjarjes policia arrestoi shokun e të ndjerit, Orgest Drazhin. Ky i fundit shoku i viktimës ka qenë prezent në konfliktin ku humbi jetën Jurgen Duka dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në dëshminë e tij Drazhi ka rrëfyer se Sula ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë, ndërsa Duka e parakaloi dhe vuri sendet e tij në banak. Sipas shokut të ndjerit, Sula ka insistuar të bëjë pagesën i pari, ndërsa situata ka agravuar. Duka i është kthyer policit se meqë donte të hynte në radhë, do t’ia paguante vetë pijet por ta linte të qetë. Por ndonëse u akuzua për moskallëzim të krimit, Gjykata vendosi të lirojë Drazhin shokun e të ndjerit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit