Egnatia shkruan historinë, fiton titullin e parë kampion të Shqipërisë

Egnatia shkruan historinë, fiton titullin e parë…

EGNATIA është zyrtarisht skuadra kampione e Superiores. Rrogozhinasit ngrejnë lart trofeun e titullit për herë të parë në historinë e tyre. Egnatia mposhti me rezultatin 1-0 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ku goli i Ibrahimoglu do të vendoste fatet e këtij takimi.

Egnatia fiton kështu ndaj Partizanit dhe koleksionon trofeun e titullit që është i pari në historinë e klubit rrogozhinas dhe janë pikërisht të kuqtë që i dorëzojnë kurorën në “Air Albania”.

Festa është e madhe dhe ky sukses vjen pas një rruge shumë të gjatë e të lodhshme e cila në fund u kurorëzua në mënyrën më të mirë me të dy trofetë e mundshëm

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit