Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje ekonomia prej pandemisë

Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje…

Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje me 4.9% këtë vit ose 1.9 pikë përqindjeje nën parashikimin e fundit, në prill, për shkak të efekteve të koronavirusit, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas FMN-së, rikuperimi do të jetë më i ngadaltë nga sa pritej më parë, ku familjet me të ardhura të ulëta mund ta ndjejnë më shumë.

Vitin e ardhshëm, rritja ekonomike mund të arrijë në 5.4%, pasi ekonomia nuk mund ta fitojë plotësisht humbjen që pësoi gjatë pandemisë së COVID-19.

FMN-ja paralajmëroi se ekziston një shkallë më e lartë e pasigurisë se zakonisht, pasi rezultati ekonomik do të varet nga shkalla e infeksionit, izolimet dhe kushtet e tregut financiar./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit