Ekonomia shqiptare përtokë/ Rritja në vitin 2022 u përgjysmua, parashikimet janë për më keq

Ekonomia shqiptare përtokë/ Rritja në vitin 2022…

Ekonomia shqiptare po merr tatpjetën nga viti në vit. Përpos fjalimeve propagandistike se rritja ekonomike do të shkojë aq e do të shkojë kaq, shifrat flasin ndryshe. Gjatë vitit 2022, rritja ekonomike e vendit tonë u përgjysmua, krahasuar me vitin 2021. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë që ndryshe nga pritshmëritë e larta, rritja ekonomike ishte thuajse e papërfillshme, krahasuar me krizën ekonomike që ka prekur vendin.

Kjo rezultat u papashikua edhe nga ekspertët, të cilët e lidhin ngadalësimin e rritjes ekonomike me krizën e çmimeve të tërësi. Edhe pse Shqipëria doli nga tërmeti dhe pandemia, e rënduar ekonomikisht, qeveria nuk i ndali tenderat milona eurosh për të ndihmuar qytetarët. Në dy paketat financiare që ofroi qeveria më shumë para për 300 ndërtuesë për të blerë hekur dhe beton, sesa ofroi për shqiptarët.

Përpos familjeve në nevojë, familjeve me pagë minimale, studentëve, dhe shtresës së mesme një tjetër kategori që po e vuan krizën e konomike janë dhe fermerët. Në fshatë janë të punësuar rreth 500 mijë persona që zënë 1/4 e popullësisë. Ky sektor vijon të performojë negativisht, duke regjistruar një tjetër rënie gjatë periudhës tetor-dhjetor të 2022.

Shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë zbehet edhe për vitin 2023 pasi qeveria parashikon që rritja ekonomike të ngadalësohet më tej në nivelin e 2.6%, për shkak të inflacionit dhe pasojave të luftës në Ukrainë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit