
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar. Sipas policisë përvetësoi 2 500 000 lekë të rinj nga shitjet e kryera në firmën private ku punonte.
Ai është denoncuar nga pronari i biznesit. Policia kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sales”.Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.