Ekskluzive: Bashkia Tiranë nuk finalizon fondet për projektet e "Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë"

Ekskluzive: Bashkia Tiranë nuk finalizon fondet për…

Në redaksinë e JOQ, kanë mbërritur denoncime dhe raportime saj se dhjetëra organizata, individë dhe nisma që kanë zbatuar projekte gjatë vitit 2022 ende nuk i kanë përfituar fondet për të rimbursuar shpenzimet e nismave rinore në të gjithë Shqipërinë, nga Korça në Gjirokastër.

“Ne zhvilluam takime ndërgjegjësuese me prindër për aftësinë e kufizuar dhe kam paguar nga xhepi im,” tha një prej drejtueseve të OJF-ve. “Na bënë shumë presion me faturat dhe përmbylljen e projekteve; dhe megjithëse kemi qenë korrekt, na kanë mashtruar dhe askush nuk e di kur do të marrim paratë.”

“Ne kemi gjithë atë staf pa paguar, dhe shumica janë studentë. Nga Këshilli Rinor Kombëtar, na thonë se nuk është faji ynë por i bashkisë që nuk kalon fondet. Informalisht thuhet se projektet do të mbyllen përpara zgjedhjeve.”

Organizatat dhe individët po organizohen në mënyrë informale për ta çuar çështjen në gjykatë dhe kjo vonesë ka çuar në dështimin e projekteve. Megjithatë, në Tiranë propaganda vazhdon dhe aktivitetet shiten si të suksesshme dhe me impakt social, kur në të vërtetë Bashkia Tiranë ende nuk ka konkretizuar finalizimin e pagesave.

Çfarë ishte “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”?

Titulli “Tirana European Youth Capital 2022” u zbatua gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe i është akorduar Tiranës nga Forumi Rinor Evropian. Programi synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi dhe të lidhë të rinjtë.

Nuk është hera e parë që fondet keqpërdoren, siç është rasti i fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit