Ekskluzive/ Intervistë me mjekun e të ndjerës Alma Arrazi: Sëmundja e saj nuk ishte në faza emergjence, për të justifikuar aktin e ndërmarrë

Ekskluzive/ Intervistë me mjekun e të ndjerës…

Mjeku Gjon Preçi, neuropsikiatër, firma dhe vula e së cilit është në recetën që po qarkullon në media ka folur në një lidhje direkt për TVA NEWS, ku shpjegoi se e ndjera Alma Arrazi nuk ishte një paciente sistematike, ajo është diagnoztikuar më një sëmundje të lehtë, minore.

“Ne i shohim çdo ditë rastet e depresionit të lehtë apo ankthit, ato nuk janë shkak për të ndërmarrë vendime të tilla. Nuk justifikohen me sëmundjen.

Bashkëshorti i Almës ka pasur një biznes pranë pallatit ku unë banoj, dhe përshëndeteshim pothuajse përditë, nëse Alma ka treguar shqetësime serioze, ai do të më thoshte.

Unë them se familjarët e bashkëshortit kanë kërkuar prova për të mbrojtur palën e tyre ndaj edhe kanë paraqitur recetën.

Alma është vizituar para dy apo tre vitesh në mos gaboj, por nuk i pa pasur vizitat e shpeshta që unë ta mbaja mend edhe si imazh”-tha mjeku

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit