EKSKLUZIVE/ Ju shit një koleksionisti... FOTOT e pabotuara të limuzinës së Enver Hoxhës, 'Mercedes-600 Pullman'

EKSKLUZIVE/ Ju shit një koleksionisti… FOTOT e…

“…Një ‘Mercedes-Benz 600 Pullman’ tip limuzine ka qenë ‘diamanti’ mbi kurorën e makinave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist Shqiptar, diktatori Enver Hoxha”.

Kështu e ka nisur një shkrim interesant të disa viteve më parë mjeshtri i dossier-ëve, gazetari Leonard Veizi, botuar për gazetën “Dita”.

Mbi automobilat që përdorte në vitet e komunizmit ish-diktatori kanë shkruar edhe mjaftë media dhe autorë të tjerë.

Por ajo që nuk është zbardhur deri në fund, ka qenë arsyeja se, përse automjeti super- i shtrenjtë dhe tepër i rrallë, nuk ekziston më në fondin e Parkut Qeveritar ose “Parkut të Delegacioneve”.

“Gazetaatdheu.com” sjell sot fakte ekskluzive dhe foto po ashtu ekskluzive, të automjetit që ishte i pari në radhën e makinave qeveritare, më luksoze dhe më të shtrenjta.

‘Mercedes-Benz 600 Pullman’ konsiderohej nga ekspertët si “Maja e diamantit” në radhën e automjeteve që përdorte qeveria dhe shteti shqiptarë në ato vite.

Sipas informacioneve, ky superautomjet iu shit një koleksionisti të pasur anglez dhe më pas ai një tjetri gjerman që e siguroi atë nëpërmjet një ankandi.

Pullman-i i ish-diktatorit Hoxha, mbeti për një kohë të gjatë pa u përdorur në garazhet e “Parkut të Delegacioneve” për shkak të një defekti në një pjesë tepër të vështirë për ta siguruar.  

Aq e vështirë ishte për qeverinë e atëhershme shqiptare sigurimi i një pjese të tillë, sa që ish-diktatorit ju vu në dispozicion një tjetër autoveturë e ngjashme.

Pushimet e fundit të Enverit jashtë Shqipërisë - Telegrafi

Një “Mercedes-Benz 300 SEL” i blinduar, që gjithsesi kryente “misionin bazë” atë të transportimit të ish-diktatorit, por nuk kishte shkëlqimin dhe komoditetin e limuzinës “600 Pullman”.

Në ditët e sotme gjetja e një “Pullman 600” që nuk është në pronësi të dikujt, cilësohet si një gjë mjaft e vështirë.

Duhet pasur parasysh se nga ky tip i shtrenjtë e plot shkëlqim, i projektuar dhe montuar mes viteve 1963 dhe 1981, janë në qarkullim vetëm 2677 ekzemplarë.

Sot në këtë shkrim, mbështetur edhe mbi fakte të botuara më parë në shtypin shqiptar, “Gazetaatdheu.com” sjell edhe këtë fotogaleri të rrallë nga automjeti origjinal ‘Mercedes-Benz 600 Pullman’.

Ky automjet në fotogaleri ka qenë orogjinali i përdorur nga ish-diktatori Enver Hoxha, sot në posedim të një koleksionisti të famshëm automjetesh.

Ky i fundit e ka ekspozuar këtë mjet të rrallë në një set fotografik të kërkuar si reklamë nga “Daimler-Benz”, me rastin e përvjetorit të këtij prototipi.

Kompania “Daimler” e ka të rregjistruar në adresën e rregjistrit të saj të fabrikimit këtë prototip, të cilin e ka të sigluar si “I prodhuar për R.P.S. të Shqipërisë/ qëllimi transport VIP qeveritar”.

[ngg src=”galleries” ids=”208″ display=”basic_imagebrowser”]Kur erdhi “Mercedes-Benzi 600 Pullman” në ish-Bllok

Pas viteve ’70 në “Bllok” u rikthyen sërish makinat perëndimore. Në atë kohë, nga qeveria shqiptare u porositën dhe 8 Benz-a në Gjermani.

7 prej tyre ishin “280 SEL” që i morën anëtarët e Byrosë Politike. Makina e 8-të ishte pikërisht “Mercedes-Benzi 600 Pullman” tip limuzinë me 6 dyer, për Enver Hoxhën.

Sipas njerëzve që i shërbyen nga afër udhëheqësit komunist “Benzi 600” tip limuzinë, me 6 dyer ishte elektronik, me sofieta që ngrihej kur kishte rrugë të këqija.

Ai kishte brenda kabinës xham që pengonte komunikimin me shoferin, e me sediljet e pasme që mblidheshin për të krijuar një hapësirë të madhe.

Shpenzonte gjithsej 15-16 litra benzinë për 100 km.

“Mercedes-Benz 600 Pullman” i rrallë i Enver Hoxhës tani nuk është më në listën e “Parkut të Delegacioneve”, ku ai pati shërbyer për vite më radhë.

“Gazetaatdheu.com” mësoi se “Mercedes-Benz 600 Pullman” prodhim i viteve ’70-të ju shit një koleksionisti gjerman dhe më pas Parku i Delegacioneve e ndërroi atë me një tjetër “Mercedes 600 serie”, shumë më modern por me shumë më pak vlera (ai në foton kryesore të shkrimit).

albanian benz 1966 | Mercedes, Benz, Mercedes benz

VIP-at dhe diktatorët që përdornin “Mercedes-Benz 600 Pullman”

Po t’i referohesh revistave të kohës për automobilizmin, do të gjesh materiale që flasin për prodhimin e prototipit luksoz “Mercedes-Benz 600 Pullman”.

Po ashtu aty gjenden edhe të dhëna interesante për njerëzit që kishin mundësi të kishin në përdorim të tyre një prej ekzemplarëve të rrallë.

Projektuar dhe ndërtuar bukur, modeli i limuzinës “Mercedes 600 Pullman” ishte shumë ekskluziv dhe astronomikisht i shtrenjtë (makina më e shtrenjtë në botë, në vitin 1965, shkonte në më shumë se 22,000 dollarë).

Ajo pati klientë të shquar, ku përfshiheshin diplomatë, industrialistë dhe yje të skenës dhe kinemasë.

Personazhe të famshëm kanë pasur në pronësi “Mercedes-Benz 600 Pullman”, kanë qenë: Coco Chanel, Elvis Presley, Elizabeth Taylor, John Lennon, Aristotel Onassis, Jack Nicholson dhe Bob Jane.

Trendi i këtyre makinave u shndërrua në trendin e makinave të diplomatëve dhe personazheve politikë, shumë prej të cilëve, krerë komunistë.

Kanë pasur në pronësi “Mercedes-Benz 600 Pullman” në vite: Hirohito, Idi Amin, Jomo Kenyatta, Nicolae Ceauşescu, Leonid Brezhnev, Enver Hoxha, Pol Pot, Fidel Castro, Josip Broz Tito, Saddam Hussein dhe Kim Il Sung.

Makinat që ish-diktaroti Hoxha përdori pas luftës

Për shumë vite, disa nga makinat e ish-diktatorit Enver Hoxha, kanë qenë në fondin e Kinostudios e cila i përdorte për të luajtur filmat e kohës.

Menjëherë pas Luftës, Enver Hoxha ka përdorur një Fiat “Millecento” e pas saj, ka marrë një “Alfa Romeo”, të dyja prodhim italian.

Pas kësaj periudhe filloi futja e makinave të prodhimit lindor. Për delegacione të nivelit të lartë, si në rastet kur në Shqipëri erdhi Hrushovi, Sianuku e Çu En Lai nxirrej ZIM-i sovjetik, i zbuluar (cabriolete).

Enveri kishte pasur një “ZIM” që në vitin 1950, dhuratë nga Stalini, me targën “0331”.

Në 1954 e ndërroi po me një “ZIM”, pasi rusët në atë kohë sollën makina të këtij lloji për gjithë udhëheqjen.

Në vitet ’60-të, për të erdhi dhe një makinë kineze “Flamuri i Kuq”.

Ndërkohë Enver Hoxha përdorte dhe një “Gaz 69” 4×4 për rrugë malore, që ishte një prodhim sovjetik shumë cilësor.

Lista e makinat të cilat ka përdorur gjatë viteve Enver Hoxha:

‘Fiat Millecento’

‘Alfa Romeo’

‘ZIM’

‘Flamuri i Kuq’

‘Skoda  5337’

‘Gaz 67’

‘Gaz 69’

‘Cadillac’

‘Mercedes-Benz 300 SEL’

‘Mercedes-Benz 600 Pullman’ (Limuzinë)

Enver Hoxha është homoseksual', zbardhet dëshmia e përkthyesit të ...

/Përgatiti: D. Dh./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit