Ekskluzive/ Kërcënohet Ilir Vrenozi. Të paralajmëruam o rrot k***

Ekskluzive/ Kërcënohet Ilir Vrenozi. Të paralajmëruam o…

Ilir Vrenozi, një simpatizant i Partisë Demokratike thotë se është kërcënuar nga persona të panjohur, të cilët e kanë telefonuar në orën tre të mëngjesit dhe i kanë thënë të dali në orën tetë në rrugën e pazarit të biçikletave.

Ai rrëfeu në një intervistë ekskluzive për TVA NEWS se me datë 09.04.2024 gazetari Erion Kristo e ka telefonuar dhe i ka thënë të bëjë kujdes kur del në protesta dhe kur përmend emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Më datën 9 prill më merr në telefon profesori Erion Kristo, që unë e kam unë e kam dashur shumë, por që më zhgënjeu jashtë mase.

Edhe më thotë Ilir më thotë mua, mos e shaj me Erion Veliajn për të mirën tënde. Rrezik ishte ishte në tavolinë me njerëz të tjerë.

5 minutash më shkruan “Vëlla, mos u vi në siklet se nuk të flas dot në telefon se përgjohem fortë nga gjithë, nga PD-ja të kam të parin”

I them: Nuk vihem në siklet, por mendoj që përderisa më more në telefon ka diçka serioze.

“Mos e shaj më Erion Veliajn për të mirën tënde, kanë frikë nga fjala jote vëlla. Ata kanë frikë nga hija e tyre dhe angazhojnë kriminelë që të telefonojnë njerëzit nga burgu. Janë keq vëlla zullumi është trashur shumë tani.”

Unë nuk e mora shumë seriozisht. Unë kam 10 vjet që shaj rilindasit, pse duhet të hynte ky si ndërmjetës mes tyre?

Më datën më datë 9 mori ky më datën 10. Më vjen telefonata e parë.

Numër privat ora 12.

Data 22 prill prapë numri i panjohur.

Më 27 prill ishte protesta, me datë 26 në orën 2 të natës më bie telefoni.

E mora në telefon dhe i thashë: Ore po si ka mundësi ti më more më datë 9 dhe që atë ditë më bien në telefon numra të panjohur?

Mos e shaj më o rrotë k… më tha Erion Kristo, profesor!

Dje më morën nga Greqia me numër tamam në orën tre të mëngjesit edhe më thanë të presim në orën tetë tek tregu i biçikletave.

Numri që më telefonoi ishte grek dhe burri që më foli ishte me theks korçar.

I bëra bllok, mendova se janë nga burgjet e Greqisë, se ata marrin e shantazhojnë natën.”

Vrenozi tha se nëse këto shantazhe do të vazhdojnë ai do t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Redaksia jonë kontaktoi me gazetarin Erion Kristo për të dëgjuar edhe anën e tij të historisë, por nga ai patëm një përgjigje aspak korrekte dhe jo profesionale.

Më poshtë do të gjeni fotot nga biseda mes gazetarit Erion Kristo dhe Ilir Vrenozi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit