Ekskluzive/ Shoku i Martinit u godit në bark, autori plagë në dorë, pamjet pas sherrit

Ekskluzive/ Shoku i Martinit u godit në…

Shoku i Martin Canit, që u vra sot nga bashkëmoshatari i tij Mario Prelleshaj është marrë me ambulancë, me plagë në bark, disa minuta pas sherrit.

Ndërkohë ai është në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas sherrit autori është larguar me vrap në zonën e Pazarit të Ri.

Mësohet se ai ka marrë një plagë të madhe në dorë dhe është ndaluar nga forcat e policisë. Aktualisht autori është në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos një tjetër adoleshent, ka nisur si një konflikt që përshkallëzoi në dhunë fatale. Mediat kanë zbuluar se sherri mes nxënësve kishte nisur prej një jave në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit