Ekskluzive/ Vr*sja pas lojës së kumarit. Kush është korçari që sot OFL-ja i dërgoi formularin e vetëdeklarit

Ekskluzive/ Vr*sja pas lojës së kumarit. Kush…

OFL-ja i dërgoi sot formalin e vëtëdeklarimit 3 personave (lexo këtu). Mes tyre është Nikolla Panariti nga Korça, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”.

“GazetaAtdheu.com” zbardh ekskluzivisht kronilogjinë e ngjarjes që çoi pas hekurave Panaritin, sot 41-vjeç. Çështja në fakt ka kaluar një kalvar vendimesh nga gjykatat, derisa në Mars të vitit 2012, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 16 vite burg për 41-vjeçarin , për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, të shtetasit Bujar Rrapollari.

Bashkë me Panaritin, është dënuar me 21 vjet burgim dhe Rudolf Hasani akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Vrasja

Në vendimin e gjykatës së Lartë, zbardhet dhe kronologjia e krimit.

Rudolf Hasani dhe Nikolla Panariti, banorë të qytetit të Korçës kenë patur njohje me viktimën Bujar Rrapollari për shkak se shpesh herë luanin së bashku kumar.

Në datën 26 Janar 2003, në orët e vona të mbrëmjes, të gjykuarit janë takuar me viktimën dhe shokun e këtij të fundit N. T. tek lokali i shtetasit L. Panariti (vëllai i të pandehurit Nikolla Panariti). Ata kanë filluar të lozin kumar me zare, lojë e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të datës 27 Janar.

Gjatë lojës, viktima Bujar Rrapollari ka arritur t’ia fitojë të gjitha lekët të gjykuarve. Për të vazhduar lojën, meqënëse nuk kishin lekë më vete, i gjykuari Nikolla Panariti i ka marrë viktimës borxh shumën 20.000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa i gjykuari Rudolf Hasani i ka marrë hua shumën 10.000 (dhjetë mijë) lekë, ku si garanci për shlyerjen e borxhit i ka lënë aparatin celular së bashku me kartën sim. Gjatë lojë,  midis tyre ka patur debat për kohën e shlyerjes së borxhit, ku viktima i ka kërkuar që ata t’a shlyenin brenda asaj dite dhe në rast të kundërt ai do të mbante celularin si mënyrë të shlyerjes së borxhit. Për shkak të debateve të zhvilluara dhe mënyrës se si ka përfunduar loja, të gjykuarit janë ndarë të acaruar me viktimën.

Pasi kanë përfunduar lojën viktima dhe shoku i tij N. T. janë larguar nga lokali duke u drejtuar secili për në shtëpinë e vet. Rreth orës 17.00, viktima Bujar Rrapollari është kthyer përsëri tek lokali i shtetasit Nikolla Panariti ku do të merrte nga të gjykuarit shumën e lekëve, të cilin ia kishin borxh. Në lokal, nuk ka gjetur asnjë prej të gjykuarve, por nga kamarieri i lokalit ka marrë një pjesë të borxhit në shumën 140 (njëqind e dyzet) dollarë dhe 20 (njëzet) euro dhe është larguar. Pas dy orësh, është kthyer përsëri me qëllimin mos takonte të gjykuarit, por përsëri nuk i ka takuar.

Viktima, rreth orës 19.00, është kthyer përsëri në lokal, por pa e realizuar qëllimin që kishte për të takuar të gjykuarit. Rreth orës 19.30, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar për në banesën e tij e cila ndodhet në Lagjen “Nr.5”, Rruga “Eleni Gjika”, pallati nr.1 të qytetit të Korçës.

Ndërkohë, të gjykuarit, të nxitur nga zemërimi që u kishte shkaktuar humbja e lekëve në kumar si dhe të grindjes me fjalë që kishin shkëmbyer me viktimën, iu ka lindur mendimi kriminal për t’a vrarë. Gjatë kohës që viktima kthehej për në shtëpi, ata janë vënë në pritje afër pallatit ku ai banonte. Në momentin që viktima është afruar, i gjykuari Rudolf Hasani i është afruar nga mbrapa duke e goditur në pjesën e pasme të kokës, ndërkohë që i gjykuari Nikolla Panariti ruante në distancë të afërt me qëllim sinjalizimin e afrimit të personave të tjere. Pasi viktima ka rënë në tokë i gjakosur, i gjykuari Rudolf Hasani i është afruar viktimës duke i marrë nga xhepi celularin që ky i fundit i kishte marrë peng atij dhe pasi e ka hapur, ka marrë kartën e tij sim dhe më pas e ka hedhur aparatin në tokë.

Të gjykuarit, duke përfituar nga errësira janë larguar me shpejtësi përgjatë Rrugës “Feta Selca” dhe më pas kanë vazhduar në të majtë, duke kaluar në Rrugën “Jorgji Lubonja” dhe për t’u mos u zbuluar krimi i kryer prej tyre, kanë shkuar përsëri në lokalin e vëllait të të gjykuarit Nikolla Panariti,ku kanë filluar të lozin me letra. Në këtë kohë, viktima i cili kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë, ende gjallë është përpjekur të kërkojë ndihmë. Rënkimet e tij janë dëgjuar nga dëshmitarja E.F., e cila ka njoftuar familjarët e saj, të cilët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë viktimës duke e çuar në spital. Si rezultat i dëmtimeve të rënda fizike në një organ jetësor, të cilat janë të papajtueshme për jetën, Bujar Rrapollari ka vdekur në datë 28 Janar 2003 megjithë ndihmën mjekësore të dhënë në Spitalin e Korçës.

Pas njoftimit të ngjarjes nga ana e policisë, janë kryer veprimet e para hetimore ku si persona të dyshuar në vrasje kanë rezultuar të gjykuarit Rudolf Hasani dhe Nikolla Panariti, të cilët janë ndaluar duke luajtur në lokalin e L. Panaritit. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur me cilësinë e provës materiale celulari i të gjykuarit i hedhur në tokë, si dhe në një shtyllë telefonike janë fiksuar me cilësinë e provës, gjurmë të lëna nga pëllëmbët e të gjykuarit Rudolf Hasani. Nga kqyrja e xhupit të të gjykuarit Rudolf Hasani në pjesën e brendshme të xhepave të xhupit janë gjetur gjurmë gjaku. Gjithashtu janë marrë me cilësinë e provës dëshmitë e dëshmitarëve N.T, A.F., R.F., M.Sh , F.Sh, L. Paraniti, G. F., A. T., O. K., A.F., H.F., E.K., K.D., Dh.P., O.F., A.Q., B.B., P.N. Kjo gjurmë gjaku është krahasuar me gjurmët e gjakut të gjetura në këpucët e veshura prej viktimës, nga ku ka rezultuar se ato i përkasin të njëjtit grup gjaku “0” dhe është i ndryshëm nga grupi i gjakut të të gjykuarit, i cili i përket grupit “A”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka zhvilluar hetime në lidhje me ngjarjen ku, si rezultat i veprimeve proceduriale të kryera për kqyrjen dhe marrjen e provave, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe e autorëve. Në përfundim të hetimit, të gjykuarit Rudolf Hasani dhe Nikolla Panariti janë akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit