
Pasditen e sotme policia ka sekuestruar 400 kilogramë kokainë e cila vinte nga Ekuadori për në Malin e zi, e cila ishte fshehur brenda një magazine dhe ishte futur në arkat e bananeve.
Sipas burimeve nga “Vijesti me”, punonjësit e kompanisë ishin të parët që njoftuan efektivët e Policisë pasi kishin gjetur drogën mes arkave me banane.
Ndërkohë, policia nndodhet në ambjentet e magazinës ku u gjet kokaina ndërsa efektivët po japin deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen.
E njëjta kompani, sjell banane edhe në Shqipëri, por nuk është kapur në asnjë rast deri më tani në vendin tonë.