Eksperiment me të moshuarit, pensionin do e marrin në ATM, drita e ujë do paguhen online

Eksperiment me të moshuarit, pensionin do e…

Eksperimentet me shqiptarët, nën drejtimin e Edi Ramës nuk kanë të sosur.

Pasi kthehu online çdo shërbim shtetëror, ku shumë qytetarë duhet të paguajnë tek privati për të marrë një certifikatë, tashmë do përballen me një tjetër “surprizë”.

Ujin dhe dritat do i paguajnë online. Por jo vetëm kaq. Edhe pensionin do e marrin në bankomat.

Këtë gjë e bëri të ditur zv.kryeministrja Belinda Balluku. Ky projektligj i ri pritet të jetë gati për vitin e ardhshëm.

Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024. Ne tashmë synojmë që pagesa të kryhen në mënyrë elektronike”, tha Balluku.

Por Balluku ndoshta ka harruar të thotë diçka tjetër. A ëahtë parashikuar në projektligj, se ku do bëhet kursi për për pensionistët që jetojnë në fshat apo qytet, që të mësojnë të përdorin internetin për të kryer pagesat dhe kartën e bankës.

Po ashtu e paqartë është se ku do i gjejnë lekët pensionistët, për të siguruar materiale e duhura për shpikjet e reja të qeverisë.

Përveç këtyre, në pikëpyetje vendoset edhe siguria, marrë për bazë faktin e sulmeve kibernetike pak kohë më parë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit