Mutacionet e COVID-19, ekspertët: Ndryshon shumë më ngadalë se viruset e tjera

Mutacionet e COVID-19, ekspertët: Ndryshon shumë më…

Koronavirusi ka pësuar mutacion, që përhapet më shpejt. Mirëpo, nuk ka mutacione kaq të rënda sa mutacionet e mëparshme të virusit.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën mjekësore “Cell”.

Ai ndan informacione për sekuencat gjenetike, që kanë treguar një lloj mutacioni të versionit fillestar të virusit që po bëhet më dominant.

Shkencëtarët jo vetëm që kanë kontrolluar sekuencat gjenetike, por edhe kanë kryer eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë por edhe qeliza.

Ata e emërtuan “G614” mutacionin e ri të virusit dhe theksojnë se forma e re, më e zbutur, e koronavirusit është përhapur nga Europa për në SHBA.

Është më dominuesi, sa i përket infektimit të personave”, shprehet Erica Ollman Saphire, e cila ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar kërkimor.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit