Ekspertët e shëndetit: Po përhapet një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme

Ekspertët e shëndetit: Po përhapet një sëmundje…

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar për rritjen e rasteve të një sëmundje të rrallë séksualisht të transmetueshme, e cila mund të bëjë që lëkura rreth organeve të kálbet.

Bakteret që zakonisht gjenden në  Afrikën e Jugut dhe Indinë, tani janë shtrirë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me një numër në rritje të vazhdueshme.

Donovanosis ose “klebsiella granulomatis” krijon infeksion rreth ijeve dhe organeve gjenitale të cilat mund të kthehen në ulçera me erë të keqe nëse nuk trajtohen.

Konsulent obstetër dhe gjinekolog në Londrën MyHealthcare Clinic Dr Shree Datta tha për Sun: “Këto shifra sugjerojnë se donovanoza – e cila më parë mendohej se ishte e kufizuar në vende përfshirë Indinë, Brazilin dhe Guinenë e Re – po bëhet më e zakonshme në këto brigje. Përveç simptomave të tmérrshme, njerëzit  janë të vetëdijshëm se është një faktor i njohur rréziku për transmetimin e HIV. Shenjat e hershme janë gunga rreth organeve gjenitale ose anusit që rriten në madhësi dhe marrin një pamje të kuqe të ndezur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit