Ekspertët ngrenë alarmin për filtrin e ri “Bold Glamour” të TikTok

Ekspertët ngrenë alarmin për filtrin e ri…

Disa ekspertë të shëndetit mendor janë të shqetësuar për filtrin e ri blod Glamour të Tik Tok, sa i përket ndikimit të mundshëm që efektet “zbukuruese” mund të kenë në mirëqenien e përdoruesve të mediave sociale. 

Filtri konsiston në një fytyrë me përmasa më të rregullta, fytyrë me shkëlqim, sy të shëndritshëm dhe nuk është lehtë i dallueshëm. Që nga prezantimi i tij, hashtagu i filtrit Bold Glamour ka grumbulluar më shumë se 200 milionë shikime në TikTok.

Megjithëse përdoruesit e TikTok duken të etur për të përmirësuar pamjen e tyre, Keith Feigenson, një profesor i asociuar i psikologjisë në Kolegjin Albright të Pensilvanisë, shqetësohet se përdorimi i filtrave si Bold Glamour mund të shkaktojë dëm emocional ose psikologjik te njerëzit në mediat sociale, veçanërisht përdoruesit e rinj femra. 

Ndërsa mediat sociale janë vetëm pjesë e kësaj fotografie, ka të ngjarë që përdorimi i këtyre llojeve të filtrave do të rrisë rrezikun për uljen e vetëvlerësimit në të gjithë demografinë dhe rreziku do të ishte veçanërisht i lartë për vajzat adoleshente”, tha Feigenson.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit