Ekspertët ngrenë alarmin për rreziqet e inteligjencës artificiale “ChatGPT”

Ekspertët ngrenë alarmin për rreziqet e inteligjencës…

Programi i ri të Inteligjencës Artificiale “ChatGPT” po përdoret masivisht nga të gjitha moshat, por ekspertët ngrenë alarmin për rreziqet që sjellë ky aplikacion. Ata thonë se, softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, po bëhet gjithnjë e më i pranishëm gjatë mësimit dhe veçanërisht për realizimin e detyrave të shtëpisë.

Programit të ri të Inteligjencës Artificiale ChatGPT, i kërkohet të shpjegojë në formë më të shkurtër leksionet mësimore. Por ka filluar të përdoret masivisht edhe nga nxënësit e shkollave të mesme që cdo probleme dhe ushtrim të shkollës e zgjidhin përmes këtij programi.  Edhe pedagogët vetë shprehen se është e pamundur të verifikohet se çka është shkruar nga nxënësit apo studentët dhe çka është hartuar nga inteligjenca artificiale.

Deri më tani studentët përmes internetit mund të merrnin pjesë të informacioneve në Wikipedia ose diku tjetër dhe kjo mund të verifikohej, por ChatGPT-ja, pasi mbledh informacionet, përparësia e tij është se ato informacione i përpunon dhe i ofron në formë rrëfimi. Nëse katër herë ia bëni pyetjen e njëjtë, ai në të gjitha rastet do t’u japë katër tekste të ndryshme që kalojnë dhe filtrat më të sofistikuar për verifikimin e teksteve nëse janë ose jo plagjiaturë”, thotë Branisllav Garazov, profesor IElektroteknikës dhe Teknologjive Informative.

Programi më i ri i inteligjencës artificiale, ChatGPT, thotë profesori Garazov, është vetëm një paralajmërim për kohën që do të vijë ku mjetet e këtilla do të jenë edhe më të pranishme. Ku me gjithë përfitimet e veta ka edhe shumë rreziqe. Pasi studentët e së ardhmes do të marrin njohuri mekanike, të gatshme çka do t’i bëjë ata të pamundur përballë vendosjes në praktikë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit