Ekspertët ngrenë shqetësimin, Elbasan dorëzohen raporte të rreme për ajrin e pastër

Ekspertët ngrenë shqetësimin, Elbasan dorëzohen raporte të…

Ekspertët e mjedisit kanë ngritur dyshime mbi cilësinë e raporteve të vetëmonitorimit mjedisor të kompanive të industrisë së rëndë në qytetin e Elbasanit, në të cilat nuk pasqyrohet ndotja që shpesh shihet me sy e ndjehet në ajër.

Ata kritikojnë gjithashtu ligjin për monitorimet si të bërë keq e të zbatuar edhe më keq, ndërsa theksojnë se raportet e vetëmonitorimit duhet të kontrollohen nga autoritete të pavarura për të testuar vërtetësinë e tyre.

Kompanitë e industrisë së rëndë i dorëzojnë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit raporte monitorimi që e paraqesin ajrin të pastër.

Raportet e dorëzuara nga kompanitë private në Agjencinë Kombëtare të Mjedisin bien në kontrast me monitorime të pavarura, të kryera nga organizatat mjedisore. Një monitorim i kryer nga Co Plan dhe Klubi Ekologjik për periudhën 2019 – 2021 evidenton sasi më të larta të gazrave të dëmshëm dhe grimcave të pluhurit në qytet.

Vetëmonitorimet janë një gjë formale që të jesh në rregull me ligjin, por që janë në kundërshtim flagrant me ligjin mënyra si janë organizuar si kërkohen dhe si zbatohen vetëmonitorimet. Sepse ne kemi bërë matje në atë kohë që ato dilnin pozitive dhe ndotja në qytet ishte trefish-katërfish dhe ndotja në metalurgjik, atje ku bëhen vetëmonitorimet, kalonte deri në 8-fish dhe ai ta jepte normale”, thotë Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi dhe kryetar i Klubit-Ekologjik Elbasan.

Pasojat e situatës së krijuar i vuajnë banorët e qytetit dhe të gjithë rajonit, të cilët përballen me probleme të shëndetit dhe kostot e ndotjes në zonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit