Ekspertët: Pas Covid 19 vrasësi më i madh do të jetë i nxehtë në botë

Ekspertët: Pas Covid 19 vrasësi më i…

Valë të mëdha e të pandërprera të nxehti, që vrasin miliona njerëz të cilët nuk kanë rrugë shpëtimit; hija nuk bën punë dhe pellgjet e cekëta ujore bëhen më të ngrohta se gjaku që rrjedh në venat e njerëzve: duken si skena të ndonjë filmi fantastiko-shkencor, por ekspertët paralajmërojnë se ky mund të kthehet në një skenar real.

Ngrohja globale sipas tyre afron në horizont valë të paprecedente vrastare nxehtësie. Nëse vazhdohet me këto ritme, 14% e popullatës së botës do të ekspozohet ndaj një të nxehti përvëlues. Më të goditurit, do të jenë qytetet e mëdha duke nisur nga Karachi e deri në Kinshasa, Manila, Mumbai e Lagos.

Dhe nuk është vetëm termometri që do të bëjë diferencën; i nxehti thuhet se do të bëhet me vdekjeprurës pas kombinimit me nivelin e lartë të lagështisë në ajër.

Shembujt nuk mungojnë: vetëm prej lagështirës, edhe me temperature mbi 30 gradë, dy valë të nxehti vranë 4 mijë vetë në India dhe Pakistan në 2015-tën, e 50 mijë persona në Europën Perëndimore në 2003-shin.

Në draft-raportin e fundit të OKB-së, theksohet se ngrohja globale mbi nivelin e përcaktuar nga marrëveshja e Parisit për klimën do të ketë “ pasoja të pakthyeshme mbi njerëzimin”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit