Ekspertët thonë se edhe pasuria e madhe sjell probleme në një marrëdhënie

Ekspertët thonë se edhe pasuria e madhe…

Është e qartë se si paqëndrueshmëria financiare mund të ndikojë në marrëdhëniet. Më pak para mund të sjellin probleme në një marrëdhënie, por edhe një rritje financiare mund të përbëjë gjithashtu sfida për martesat dhe partneritetet afatgjata.

Hyrja në një shumë parash “që ndryshon jetën” mund të jetë çorientuese, thotë Susan Bradley, planifikuese e certifikuar financiare dhe themeluese e Institutit Sudden Money.

“Kjo krijon besime dhe sisteme vlerash që, ndoshta, kanë qenë atje gjatë gjithë kohës, por ju nuk keni pasur rastin të flisni për të,” thotë ajo. Në martesa, cili partner fiton më shumë para mund të jetë gjithashtu një burim stresi, veçanërisht nëse është gruaja.

Në pothuajse gjysmën e martesave në SHBA, gratë fitojnë njësoj ose më shumë se burrat e tyre, mesatarisht 53,000 dollarë, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew.

Hyrja në një nivel të ri të jetës ofron zgjedhje që sfidojnë moralin tuaj dhe mënyrën se si e shihni veten. “Disa njerëz mendojnë se të pasurit nuk janë të mirë dhe tani unë jam njëri prej tyre”, thotë Bradley. 

Në një marrëdhënie, problemi më i zakonshëm që sheh Bradley është se njëri partner dëshiron të kalojë në një zonë të re, zakonisht më të shtrenjtë dhe tjetri jo. Vendimet si ky mund të shkaktojnë stres, që nuk do ta kishit nëse do kishit pak para dhe nuk do u duhej të zgjidhnit për një shtëpi të re. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit