Eksperti: Basha ka shpenzuar 2850$ per live stream views, 99% nga Bangladeshi

Eksperti: Basha ka shpenzuar 2850$ per live…

Kohët e fundit rrjetet sociale të Lulzim Bashës kanë nisur të shihen gjerësisht dhe të ndiqen nga shumë ndjekës. Ndonëse është prej 8 vitesh në opozitë, në këto ditë të divorcit të tij me Sali Berishën, Basha po njeh një interes të jashtëzakonshëm të ndjekësve të live-t. Ekstremja u vërejt mbrëmë, në momentin ku Basha përballej në distancë me Berishën. Njëri ishte i ftuar tek Open dhe tjetri në Opinionin e Blendi Fevziut. Ajo që ra në sy ishte se numri i ndjekësve të Bashës ishte dyfish më shumë se numri i ndjekësve të Berishës. Madje edhe në reklamën ku shfaqej logoja e PD, live e Bashës arriti 10 mijë ndjekës në Facebook.

Ndërkohë eksperti i të dhënave dixhitale, Blerim Gjeladini, shkruan: Sonte Lulzim Basha ka shpenzuar 2850$ per live stream views 99% from Bangladesh.

Llogaritë e tij shkojnë më tej:  

12500 live views

500 neto

12000 te blera

2000 live vide views 400$

400$x 6= 2.400$

Emisioni ka zgjat 2h 23 min = 133 minuta

133 min – 120= 13 min Extra

Pra afersisht 2850$

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit