Eksperti gjerman i kthehet Soreca-s: Ku ishte BE kur u mbajtën zgjedhje të paligjshme dhe manipulim zgjedhor në Shqipëri?!

Eksperti gjerman i kthehet Soreca-s: Ku ishte…

Ambasador, ku ishin ata (BE) kur u mbajtën zgjedhje të paligjshme lokale në Shqipëri dhe partia qeverisëse manipuloi zgjedhjet parlamentare, u zgjodhën kryetarë bashkie kriminelë, u shkatërrua një shtet kushtetues, kështu që rrjedhimisht nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike.”
Ky ishte reagimi i Martin Henze, këshilltari politik gjerman, ndaj Luigi Soreca-s pas postimit të këtij të fundit mbi takimin online të Zagrebit për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor ku udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ritheksuan përkushtimin për ardhmërinë e evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por pa bërë asnjë zotim për ndonjë proces më të shpejtë të zgjerimit.
Edhe VOA dhe DW në analizën e tyre theksuan faktin se pjesa më e madhe e deklaratës është e ngjashme me atë të samitit të Sofjes së majit të vitit 2018, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe se procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë lëvizje.
Procesi i integrimit mbetet pezull dhe procesi zgjedhor demokratik vazhdon të mbetet një nga 15 kushtet e BE të cilat dëshmojnë për një realitet të hidhur të nivelit të demokracisë në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit