Eksperti gjerman: Pse dy vaksinat e njohura kundër Covid-19 shkaktojnë mpiksje të rralla të gjakut

Eksperti gjerman: Pse dy vaksinat e njohura…

Shkencëtarët në të gjithë botën po garojnë për të kuptuar pse vaksinat Covid-19 nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson shkaktojnë mpiksje të rralla të gjakut dhe potencialisht vdekjeprurëse.

Përcaktimi i lidhjes do të ndihmonte pacientët, mjekët dhe agjencitë shëndetësore të vlerësojnë më mirë çdo rrezik që paraqitet nga vaksinat dhe të kalibrojë në mënyrë të sigurt përdorimin e tyre.

Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara, provinca kanadeze e Ontario dhe disa vende evropiane përfshirë Norvegjinë dhe Danimarkën, ose pezulluan ose ndaluan plotësisht përdorimin e këtyre vaksinave.

“Të kuptuarit e shkakut është e rëndësisë më të lartë për vaksinat e gjeneratës së ardhshme, sepse koronavirusi do të qëndrojë me ne dhe vaksinimi ka mundësi të bëhet i përvitshëm”, tha Eric van Gorp, profesor në Universitetin Erasmus në Holandë, i cili kryeson një grup shkencëtarësh që studiojnë gjendjen.

Në Gjermani, një studiues mendon se ka gjetur atë që po shkakton mpiksjet. Andreas Greinacher, një ekspert i gjakut dhe ekipi i tij në Universitetin e Greifswald besojnë se të ashtuquajturat vaksina vektoriale virale – të cilat përdorin viruse të modifikuar të parrezikshëm, të njohur si adenoviruse, për të përcjellë material gjenetik tek marrësit e vaksinave për të luftuar koronavirusin – mund të shkaktojë një autoimune përgjigje që çon në mpiksjen e gjakut.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit