Eksperti i ekonomisë tregon tre sektorët ku pastrohen paratë në Shqipëri

Eksperti i ekonomisë tregon tre sektorët ku…

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço tregoi për EuroNews tre sektorët kryesor ku pastrohen paratë në Shqipëri. Ndërtimi, blegtoria dhe turizmi, janë sektorët ku pastrohet pjesa më e madhe e parave, sipas ekspertit.

“Përgjatë viteve të fundit shikojmë një përkeqësim, për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Shqipëri vitet re një rritje e krimit të organizuar dhe një lidhje e tij me administratën publike”, tha eksperti.

Ai veçoi Tiranën si vendi ku pastrohen më shumë para në sektorin e ndërtimit.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija theksoi se tashmë ka një sistem nga ana e shtetit për kontrollin e blerjeve.

“Nuk ka më para kesh që blihen, ka para që kalojnë nëpër noterë. Mbi 50 milionë shkojnë në zyrën e pastrimit të parave. Pra sistemi e ka  mundësuar këtë histori”, tha ai.

 “Janë rritur me 15% taksat në këtë sektor nga pushteti vendor dhe qendror dhe ka shkaktuar një pjesë të mirë të rritjes së çmimeve në treg. Kjo ndikon drejtpërdrejt tek konsumatori”, përfundoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit