Eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale zbardhin ngjarjet më shpejt sesa policia

Eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale zbardhin ngjarjet…

Në vendin tonë ka plot atentate të frikshme dhe të rënda të cilët ende nuk janë zbardhur, teksa kjo temë është trajtuar në emisionin ‘Në Shënjestër’, ku për herë të parë, u publikuan të dhëna për ngjarjen që tronditi Tiranën në 20 qershorin e 2020, atë të vrasjes së Hekuran Billës.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se grupet kriminale i zbardhin ngjarjet më shpejt sesa policia, ndërsa theksoi se këto grupe kanë edhe sallë operative. Ndër të tjera, Karamuço tha se policia duhet të ndjekë një strategji tjetër për gjurmimin e rasteve të tilla.

Ervin Karamuço

Në momentin që u arrestua ajo vajza, për çfarë u arrestua, për 2 mesazhe?! Deri këtu s’kemi prova. Mund të ketë dyshim, por s’është i arsyeshëm. Mund të jetë premtuar një shpërblim, a u mor ky shpërblim apo jo, si ka mundësi që digjet kjo? Atëherë lind dyshimi se po e fshin gjurmët sepse je i paaftë, ose sepse je paguar për të mos e vazhduar më tej këtë çështje. Ne kemi 30 vite me një dualizëm, kur nuk funksionon shteti ligjor do të vijojë Kanuni. Kjo ka 30 vite që ndodh në Shqipëri. Ne e kemi parë këtë. Disa organizata kriminale kanë salla operative, e këta mbledhin informacion më shpejt se kush e kreu vrasjen se sa organet ligjzbatuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit