Janë 64 pika rreziku për aksidente, eksperti ngre alarmin për sigurinë rrugore

Janë 64 pika rreziku për aksidente, eksperti…

Specialisti Gerhard Baka ka ngritur shqetësimin përsa i përket sigurisë rruogre. Sipas tij,në vendin tonë janë rreth 64 pika rreziku për aksidentet rrugore.

Gjithashtu Baka teksa foli për asidentin e një ditë më parë në Astir ku humbi jetën një këmbësor, tha se ajo është zonë  në të cilën kanë ndodhur disa aksidente. Ai fajson edhe policinë nuk është e vëmendshme dhe nuk i heton rastet.

Këto quhen pika të zeza, një segment rrugor diku tek 300 m duhet të kenë ndodhur 3 aksidente për një periudhë 3 vjeçare dhe në këtë mënyrë duhet të jetë në kontroll nga policia. Por ne nuk u hetojmë. Tani kur ndodhin 3-4 aksidente ka diçka që nuk shkon dhe mund të mos faji i drejtuesve të mjeteve”, u shpreh Baka.

Eksperti cilësoi të rrezikshme edhr segmentet e Mazës, po ashtu nga Lezha deri në Shkodër janë akse problematike. Po ashtu edhe Shkodër -Koplik, Ka pafund ankesa për probleme në këto akse.

Do të sugjeroja që kontrollin  e shërbimeve t’ua lëshojnë policisë bashkiake”, theksoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit