Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi: Politika fillon nga minimumi jetik, duhet patjetër të ulet niveli i korrupsionit që bëjnë qeveritarët

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi: Politika…

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi në një intervistë për TVA NEWS ka folur rreth skemës së re të pensioneve, por si fillim ajo është ndalur tek rritja e çmimit të bukës duke qenë se ndihet shumë për shtresat në nevojë.

Është rritur çmimi i bukë dhe është ulur pesha e saj…

Produkti i bukës është bazë dhe pensionistët janë më të prekurit, kemi pasur një rritje të vazhdueshme që nga koha e pandemisë dhe arsyet që na janë thënë është rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të importit të grurit.

Në këtë rast është detyra e institucionit përkatës që të bëj kontrollet në furrat e bukës. Shpeshherë i është kërkuar konsumatorëve ta peshojnë bukën kur shkojnë për ta blerë atë në furrë, por kjo është e pamundur, pasi është detyra e institucioneve publike ta bëjnë këtë. Duke mos pasur kontrollin nga ana e këtyre të fundit atëherë furrat e bukës abuzojnë dhe pasojat i vuajnë konsumatorët.

Në lidhje më skemën e re të pensioneve ekspertja e ekonomisë u shpreh se në vitin 1992 u ndryshua skema  për herë të mare dhe e dyta ishte 2014,

 Gjatë kësaj reforme u vunë re disa gabime sa i takon skemës, duke qenë se pensionet kishin një vlerë tavan penalizonte ata që kishin më shumë kontribute të mos merrnin vlerën që i takonte, në vitin 2014 kjo u korrigjua gjithashtu po në këtë vit u vendos reforma e pensionit social për ata që nuk kishin të ardhura të tjera veç pensionit.

Reforma e re ka të bëjë ndryshimet demografike të kanë ndodhur për shkak të lëvizjes dhe largimit të të rinjve duke u ulur prezenca e individëve të punësuar dhe duke sjellë një tronditje të skemës. Aktualisht ne jemi në një nevojë emergjente për shkak të situatë së ndryshuar. Kemi një ulje të ndjeshme të individëve të punësuar në raport me individët në pension.

Me anë të kësaj reforme mund të ketë rritje të pensioneve përmes ndryshimit koeficientit, kjo bëhet për 30 vitet e ardhshme ku pjesë e skemës do te jenë njerëz që kanë kaluar tranzicionin. Kjo do t’i ndihmojë në të ardhmen.

Po pse qeveria shqiptare nuk miraton llogaritjen e minimumit jetik?

Që të vendoset një minimum jetik në Shqipëri do të thotë që të gjitha politikat publike. Nëse për shembull minimumi jetik vendoset nga qeveria 20 mijë lekë të reja atëherë nuk do të mund të ofrojë ndihme ekonomikë nën këtë vlerë ose nëse një individ merr një pension të pjesshëm me vlerën 10 mijë lekë të reja atëherë nga buxheti i shtetit do t’i duhet të paguhet me 10 mijë të tjera. Kjo nuk i intereson qeverisë. Por, kjo mund të arrihet, nëse vullneti politik lind dhe nuk ka në këto nivele që na paraqitet korrupsioni.

Asnjëra nga qeveritë nuk e ka bërë këtë në këto 30 vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit