Ekspertja e OBSH-së: SHBA të rishohë vendimin për pezullimin e fondeve

Ekspertja e OBSH-së: SHBA të rishohë vendimin…

Një nga këshilltaret kryesore të Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fondet për këtë organizatë është “shkatërrues” dhe se SHBA duhet ta rimendojë këtë veprim.

Senait Fisseha është profesore klinike e obstetri gjinekologjisë në shkollën mjekësore të universitetit të Miçiganit si dhe eksperte ligjore. Ajo tha se pezullimi do të ketë një ndikim të fortë në aftësinë e organizatës për të luftuar mbi çeshtje që lidhen me shëndetit publik global.

Problemi do të ndihet më shumë do të jetë koha e shërbimeve rutinë që ofron organizata si imunizimet, apo ndërhyrja për të shpëtuar jetë në bashkëpunim me qeveri të tjera“, i tha zonja Senait “Zërit të Amerikës” gjatë një interviste me Skype.

Pra, ky nuk është një lajm i mirë. Sigurisht, vendimi nuk është përfundimtar”, shtoi ajo.

Vitin e kaluar, fondet e SHBA-së ishin rreth 450 milionë dollarë nga një buxhet prej 6 miliardë dollarësh të OBSH-së. Presidenti Donald Trump ka shprehur zhgënjimin ndaj deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom, i cili dukej se shfajësonte Kinën nga përgjegjësia mbi origjinën e koronavirusit dhe dukej se përshëndeste përpjekjet e Pekinit për vënien nën kontroll të virusit.

Më 14 prill zoti Trump urdhëroi ndaljen për 90 ditë të fondeve për OBSH-në për shkak të asaj që e quajti “keqmenaxhim dhe mbulim të përhapjes së koronavirusit“.

Administratori i përkohshëm i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar John Barsa, tha se gjatë kësaj periudhe SHBA do të përpiqet të krijojë marrëdhënie me agjencitë e tjera ndërkombëtare që trajtojnë çështje të shëndetit.

Po shohim mundësinë që të vazhdojmë programet ekzistuese pa OBSH-në ndaj po kërkojmë partnerë të ndryshëm“, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Por zonja Senait tha se nuk ështët koha për një veprim të tillë pasi kjo do të ishte “shkatërrimtare”. OBSH-ja ofron mbikëqyrje globale mbi përhapjen e sëmundjes, duke koordinuar reagimin ndërkombëtar dhe duke dhënë këshilla e ofruar trajnime për punonjësit e shëndetësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit