Eksplozivi në Shkozet/ Ndaj Aldi Mustafës vite më parë u zbrazën 120 plumba, 12 e kapën në trup

Eksplozivi në Shkozet/ Ndaj Aldi Mustafës vite…

Atentati më tritol në Shkozet nuk ishte i pari për Aldi Mustafën. Ndaj 37-vjeçarit vite më parë ishte tentuar sërish eleminimi fizik i tij. Në vitin 2012 ai i shpëtoi një atentati në qytetin e Kavajës. Jo pak por 120 plumba u zbrazën në drejtim të tij, ku 12 prej tyre e kapën në pjesë të ndryshme të trupit.

Fati ishte me të pasi ai i shpëtoi mrekullisht këtij atentati, por humbi shokun e tij të ngushtë. Hasmërit kanë vijuar për 37-vjeçarin që këtë herë u tentua të eleminohej me eksploziv të vendosur në makinë.

Për atentatin fundit policia ka shoqëruar 8 persona të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur ose kanë informacione për ngjarjen. Policia ka bindjen se katër nga të ndaluarit mund të jenë edhe autorët e atentatit të së hënës në Shkozet. Përpara hetuesve Aldi Mustafa nuk ka dhënë emra kundërshtarësh duke thënë se nuk ka konflikte me asnjë person.

Aldi Mustafa njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Ky i fundit një nga personat më të përfolur për ngjarjet kriminale, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj. Ndërkohë Muftafa në gusht të vitit 2021 ra në prangat e policisë si një nga 3 personat që kishte planifikuar një vrasje në Durrës, kundrejt pagesës. Më parë ai është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit