Ekspozitë në kujtim të 1623 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Ekspozitë në kujtim të 1623 personave të…

Në muret e një korridori të gjatë e të ngushtë janë vendosur emrat, mbiemrat dhe vendi i zhdukjes së mbi 1600 personave. Në fund të këtij korridori është një dhomë tjetër e errët dhe e madhe, ku numërohen ditët, orët, e minutat prej ditës kur familjarët po presin për ta.

“Më i mirë ish varri, sesa mos me ditë” është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që sot presin më të dashurit e tyre. Brenda saj janë edhe disa gurë të cilët janë dëshmitarë të kohës.Pasditen e sotme shumë qytetarë, organizata, ambasadorë e familjarë, kanë marrë pjesë në hapjen e ekspozitës nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në kujtim të 1623 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit