Ekspozoi 4 makinat luksoze “Porsche”, fansat e kritikojnë ashpër blogeren: Ne përpiqemi të blejmë ilaçe për fëmijët (FOTO)

Ekspozoi 4 makinat luksoze “Porsche”, fansat e…

Një blogere interneti është kritikuar shumë nga fansat e saj, kur i ka pyetur se cilën nga katër “Porsches” e saj duhej që të drejtonte. Ndjekësit në rrjetet sociale i janë kthyer ashpër duke i thënë se ka njerëz që përpiqen të sigurojnë jetesën për fëmijët e tyre.

Është fjala për milioneren Ruse, Yana Rudkovskaya, e cila e ka ndjerë menjëherë zemërimin e përdoruesve të rrjeteve sociale, kur ajo ekspozoi pasurinë e saj në një video.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, 46-vjeçarja shfaqet njëherë pranë një Porsche 718 Cayman S, më pas te Porsche 911 Turbo Cabriolet. Jo vetëm kaq, ajo kishte gjithashtu edhe Porsche Panamera GTS dhe Porsche Cayenne.

Ekspozoi 4 makinat luksoze “Porsche”, fansat e kritikojnë

Ndërsa po përgatitej për një ngjarje, producentja e muzikës pyeti fansat e saj: “A do të më ndihmonit të zgjidhja një makinë për çmimet e MuzTV të nesërme?”.

E teksa priste një përgjigje nga pesë milionë ndjekësit e saj, Yana mori një “breshëri” kritikash. “Pse shfaqesh kështu? Ne përpiqemi të blejmë ilaçe për fëmijë”, tha një komentues.

Ekspozoi 4 makinat luksoze “Porsche”, fansat e kritikojnë
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit