Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Behar Bajri

Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Behar Bajri

Behar Bajri, 43 vjeç, ka zbritur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në tokën shqiptare përmes aeroportit të Rinasit.

I kërkuari ndërkombëtar nga SPAK, ishte planifikuar të sillej mbrëmjen e të mërkurës, por për çështje sigurie, për të mos fluturuar me një avion pasagjerësh civil, u shty me disa orë, duke u sjellë nga Parisi në Tiranë me çarter.

Bajri u ndalua në Francë me 4 shtator të këtij viti dhe akuzohet për vrasje me paramendim, sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje në 3 episode, korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe armëmbajtje pa leje, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Autoritetet franceze, vendi ku u arrestua rreth 2 muaj më parë kanë pranuar kërkesën e Shqipërisë.

Behar Bajri akuzohet gjithashtu si i përfshirë në vrasjen Gjin Ndojit për llogari të Ervis Martinaj, po ashtu edhe për sigurimin e kushteve dhe personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut. Vrasje e urdhëruar për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Nw përgjimet në Sky dhe Enchro-chat, Bajri ka qenë pororsitës i vrasjeve të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit. Vrasje të cilat nuk mund të realizoheshin për shkak se objektivat ishin shumë të vështirë për t’u kapur. Çdo gjë Behar Bajri e planifikoi pasi doli nga burgu me masë më të lehtë sigurie, e cila mbante firmën e prokurorit Xhevahir Lita tashmw i arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit