Ekuador/ Nëntë të vdekur nga një sulm i armatosur në një fshat peshkimi

Ekuador/ Nëntë të vdekur nga një sulm…

Nëntë persona u vranë të martën kur dhjetëra persona të armatosur sulmuan një fshat peshkimi në rajonin Esmeralda, në pjesën verilindore të Ekuadorit, pranë kufirit me Kolumbinë.

Organizatat kriminale që merren kryesisht në trafikun e drogës operojnë në zonë, nënvizon AFP.

Rreth 30 persona të armatosur, të cilët mbërritën në zonë me mjete ujore, hapën zjarr ndaj një turme peshkatarësh, tha ministri i Brendshëm i Ekuadorit, Juan Zapata. 

Shtatë trupa u gjetën në zonën e portit, në provincën e Esmeralda, dhe dy të tjerë në një qendër shëndetësore aty pranë”, tha prokuroria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit