Ekzekutimi i 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet porositësi

Ekzekutimi i 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet…

Greku që urdhëroi vrasjen e të riut shqiptar, Mario Metaj në Greqi është arrestuar, ndërsa në kërkim është edhe një person tjetër.

Personi që urdhëroi vrasësin e 27-vjeçarit, të hënën pasdite në kryqëzimin Kourtesi në Patra, u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Patras për akuzat e vrasjes me dashje.

Policia helene nuk jep detaje të tjera, por bëhet me dije se ai ka urdhëruar dy shtetas shqiptarë që ta vrasin Metajn.

Mario Metaj punonte në sektorin e hotelerisë dhe ishte mjaft i njohur në shoqërinë rinore në Patra, pasi kishte një aktivitet të fortë shoqëror në qytet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit