Ekzekutimi i Behar Sofias, zbërthehet telefoni i viktimës, familjarët mohojnë konfliktet

Ekzekutimi i Behar Sofias, zbërthehet telefoni i…

Të paktën 10 persona, familjarë dhe të afërm të Behar Sofias, që u ekzekutua një ditë më parë në mes të Tiranës, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje në polici. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se familjarët kanë mohuar që të kenë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit.

Ata kanë treguar se herën e fundit që Behar Sofia ka dalë nga shtëpia, u ka thënë se do pinte një kafe, do blinte diçka dhe do kthehej sërish në shtëpi.

Doli të pinte kafe, nuk na tha kë do takonte. Do blinte diçka dhe më pas do kthehej. Nuk kemi pasur konflikte me asnjë njeri. Nuk kemi pasur as kërcënime kohët e fundit. Nuk dimë gjë tjetër,“- kanë thënë ata.

Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë në dorë edhe telefonin e viktimës. Deri më tani, nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit, nuk janë nuk janë konstatuar biseda të dyshimta apo me persona të përfshirë në botën e krimit.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e djeshëm. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

  • Dosja.al ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Behar Sofias, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në mes të Tiranës. Mësohet se ekzekutori e ruante prej kohësh 66-vjeçarin. Për ditë me radhë, ai ka pritur pranë derës së shtëpisë së Sofia, që ky i fundit të dalë prej aty.

    Dhe pikërisht dje, kur Behar Sofia doli, ai e ndoqi nga dera e shtëpisë e deri tek Piramida, ku dhe gjeti mundësinë ta qëllonte dy herë me një armë të pajisur me silenciator. plumbat i shkaktuan plagë të mëdha Sofias, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit