VIDEO/ Autori i veshur me xhup dhe kapuç e ndjek duke çaluar, shikoni sekondat e fundit të jetës të Behar Sofisë

VIDEO/ Autori i veshur me xhup dhe…

Është zbuluar videoja që shfaq çastet pak para ekzekutimit të Behar Sofisë në Tiranë.

Në të duket 66-vjeçari i cili kalon rrugën te kryqëzimi i Lanës ndërsa nga pas e ndjek duke çaluar 24-vjeçari Ernejt Shyti i cili akuzohet për ekzekutimin me dy plumba të biznesmenit.

Shyti u ndalua në Mal të Zi pak ditë më parë dhe e ka pranuar krimin.

Përveç tij janë ndaluar si bashkëpunëtorë në ekzekutim edhe tre persona të tjerë.

Sofia u qëllua për vdekje mëngjesin e 25 shkurtit në Tiranë, në trotuarin anash Lanës përballë Piramidës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit