Ekzekutimi i biznesmenit Demir Backa në Fier, Shemsi Prençi publikon detajet

Ekzekutimi i biznesmenit Demir Backa në Fier,…

Gjatë mbrëmjes së të shtunës, qyteti I Fierit dhe banorët e zonës u tronditën nga ekzekutimi i biznesmenit Demir Backa. Plagët ishin fatale, teksa i shkaktuan vdekjen duke u shuar kështu në msohën 57-vjeçare. Pas ngjarjes policia nisi hetimet, ndërsa pistën e vrasjes e ka lidhur me të kaluarën e viktimës. Vëllai i tij Medi Beçka u vra në masakrën e Selenicës në vitin 1997. Demiri së fundmi ishte konfliktuar me një ndër personat me influencë të Fierit, nuk përjashtohet si pistë. Ndërkohë në një emsion televiziv, ka reaguar edhe ish – drejtori i policisë, Shemsi Prençi. Në fjalën e tij, Prençi, shprehet se e njihte të ndjerin, teksa deklaron se ishte një biznesmen i ndershëm.

 Shemsi Prençi:

E kam njohur të ndjerin, një biznesmen pa konflikte dhe i ndershëm. Rrugët e biznesit të takojnë me njerëz të ndryshëm, por ai nuk ka pasur probleme që kur i vranë të vëllanë në vitin 1997. Unë kam drejtuar policinë e Fierit në vitin 2009 dhe nuk ka qenë biznesmen problematik. Pavarësisht se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, konflikte mes biznesmenëve apo grupeve kriminale. Në atentatin e Backës qenë përdorur dy lloj armë zjarri, të shtëna me pistoletë dhe kallashnikov, dhe drejtuesi i mjetit që ka larguar atentatorët. Pa harruar që mund të ketë qenë dhe një makinë tjetër për t’u ardhur në ndihmë atyre. Duke realizuar ngjarjen kriminale dhe rezultatin e atentatit, grupi i ekzekutimit ka qenë 3 persona dhe grupi mbështetës 2 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit