Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet një motor që dyshohet të jetë i autorit

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet një…

Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin policia ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit.

Mësohet se motori është bllokuar në Tiranë. Ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit, por sipas tyre rezulton i ngjashëm. Gjithashtu po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash.

Ditën e mërkurë pasi autori ka kryer vrasjen është regjistruar nga kamerat teksa qetësisht u largua në drejtim të Lezhës. 

Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj është vrarë me 7 plumba mesditën e kësaj të mërkure në lokalin e tij nga një autor i maskuar.

Dy pistat e hetimit nga ana e policisë janë e shkuara e tij dhe konflikte të mundshme për bizneset e tij të shumta në Shëngjin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit