Ekzekutimi i Briken Sanajt/ Vladimir Kola bashkëpunoj me dy persona nga Kosova, i sollën makinën

Ekzekutimi i Briken Sanajt/ Vladimir Kola bashkëpunoj…

Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, është personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur më 30 tetor tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Kola është shpallur në kërkim dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Personi i dytë që po kërkohet nga autoritetet shqiptare për të njëjtin krim është Gjelosh Krasniqi lindur dhe banues në Peje, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

I treti është Kened Antoni 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Antoni i ka shitur automjetin Krasniqit më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, të dy e kanë future makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Kolës, i cili e ka përdorur për realizimin e vrasjes së Sanajt. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit